Shuhet në moshën 83-vjeçare Kreshnik Tartari, një nga ikonat e volejbollit shqiptar
Një nga momentet më të spikatura të karrierës së tij ishte triumfi në Lojërat Mesdhetare 1987, ku Shqipëria arriti të mposhtte Italinë, skuadër e cila ishte kampione e Europës në atë periudhë, duke fituar medaljen e artë dhe titullin kampion të lojërave.
Sporti shqiptar ka humbur një prej emrave më të rëndësishëm të historisë së tij. Në moshën 83-vjeçare ka ndërruar jetë Kreshnik Tartari, figurë që spikati për dekada si volejbollist, trajner dhe drejtues sportiv. I lindur në Tiranë më 21 korrik 1943, Tartari dha një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe sukseset e volejbollit shqiptar.
Karrierën si sportist e ndërtoi me fanellën e Dinamo dhe të ekipit kombëtar, ku u bë pjesë e një brezi që fitoi tituj dhe trofe të shumtë gjatë periudhës së artë të këtij sporti. Megjithatë, emri i tij lidhet më së shumti me sukseset e arritura në pankinë. Tartari konsiderohet ndër trajnerët më të suksesshëm që ka njohur volejbolli shqiptar, falë punës së tij në krijimin dhe formimin e brezave të sportisteve që dominuan garat kombëtare dhe përfaqësuan Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Foto ilustruese
Kulmi i suksesit erdhi me ekipin e femrave të Dinamos, të cilin e drejtoi drejt një periudhe dominimi të paprecedentë. Duke nisur nga viti 1974, skuadra fitoi 11 kampionate radhazi dhe 20 tituj në total, ndërsa arriti edhe rezultate historike në Europë, duke siguruar një vend mes katër ekipeve më të mira të kompeticionit kontinental. Mbi bazën e këtij ekipi fitues, Tartari ndërtoi edhe përfaqësuesen kombëtare të femrave.
Foto ilustruese
Një nga momentet më të spikatura të karrierës së tij ishte triumfi në Lojërat Mesdhetare 1987, ku Shqipëria arriti të mposhtte Italinë, skuadër e cila ishte kampione e Europës në atë periudhë, duke fituar medaljen e artë dhe titullin kampion të lojërave. Për veprimtarinë dhe arritjet e tij të shumta, Kreshnik Tartari u vlerësua me disa çmime dhe vlerësime të larta, mes tyre edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Triumfi i Paris Saint-Germain në finalen e Champions League ndaj Arsenalit u shoqërua me festime masive në kryeqytetin francez, por në disa zona të Parisit atmosfera festive u kthye në tension dhe incidente.
Massimiliano Allegri ka nisur të projektojë Napolin e ri, ndërsa mediat italiane zbulojnë emrat e parë që trajneri dëshiron të afrojë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Mario Mitaj mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh në Serie A. Sipas raportimeve të mediave greke dhe saudite, Roma po avancon në negociatat për të afruar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga Al-Ittihad.
Tensionet kanë shpërthyer në Budapest vetëm pak orë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain, teksa tifozë të të dy skuadrave janë përfshirë në përleshje në rrugët e kryeqytetit hungarez.
Ndër kandidatët e lidhur me stolin e kuq është Andoni Iraola, i cili do të largohet nga Bournemouth pas skadimit të kontratës së tij këtë verë, teksa e udhëhoqi klubin drejt vendit të gjashtë në Europa League.
Sipas një raporti të The Sun, incidenti me futbollistin anglez ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 28 maj. Raporti thotë se Sterling humbi kontrollin e Lamborghini-t luksoz që po drejtonte, duke bërë që automjeti të përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Skuadra shkodrane dominoi momentet kyçe të sfidës dhe arriti të sigurojë trofeun e 13-të radhazi në kampionat, duke vijuar serinë historike të sukseseve në futbollin e femrave.
Komente (0)