Chelsea “thumbon” Arsenalin pas finales së Champions: Ejani të vizitoni shtëpinë e trofeve të Londrës
Një ngacmim i pamëshirshëm, menjëherë pas finales së humbur me penallti përballë PSG-së, duke qenë se blutë e kanë fituar dy herë trofeun europian, ndërsa “topçinjtë” ende nuk e kanë fituar këtë kompeticion.
Chelsea ka ndezur debat në rrjetet sociale pas një postimi të publikuar menjëherë pas humbjes së Arsenalit në finalen e Champions League. Duke vlerësuar rivalitetin e jashtëzakonshëm që ekziston ndërmjet dy klubeve, blutë e Londrës publikuan një mesazh provokues për tifozët kundërshtarë.
“Ejani të vizitoni shtëpinë e trofeve të Londrës. Rezervoni turin në stadiumin Stamford Bridge”, ishte mesazhi i publikuar në rrjetet sociale. Ky postim u interpretua nga shumë tifozë si një “thumbim” ndaj Arsenalit.
Foto: Chelsea
Një ngacmim i pamëshirshëm, menjëherë pas finales së humbur me penallti përballë PSG-së, duke qenë se Chelsea e ka fituar dy herë trofeun e Champions League, ndërsa Arsenali ende nuk e ka fituar këtë kompeticion. Postimi u shoqërua edhe me simbolikën e yjeve në historikun e klubit, gjë që u konsiderua si një kujtesë për sukseset europiane të Chelsea.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Raporti evidenton funksionim normal të sistemit kardiovaskular, atij respirator dhe neurologjik. Po ashtu, Trump ka marrë sërish rezultatin maksimal në testin për identifikimin e shenjave të mundshme të rënies njohëse ose demencës.
Përfaqësuesja socialiste theksoi se Shqipëria ka nevojë për investime dhe zhvillim ekonomik, por këto duhet të realizohen gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me respektimin e komunitetit dhe mjedisit.
Grupe personash dogjën automjete dhe kosha mbeturinash, hodhën mjete piroteknike dhe shkaktuan dëme në disa biznese. Forcat e rendit ndërhynë me disa operacione shpërndarjeje pasi turmat u bënë të pakontrollueshme në disa pjesë të qytetit.
Një nga momentet më të spikatura të karrierës së tij ishte triumfi në Lojërat Mesdhetare 1987, ku Shqipëria arriti të mposhtte Italinë, skuadër e cila ishte kampione e Europës në atë periudhë, duke fituar medaljen e artë dhe titullin kampion të lojërave.
Triumfi i Paris Saint-Germain në finalen e Champions League ndaj Arsenalit u shoqërua me festime masive në kryeqytetin francez, por në disa zona të Parisit atmosfera festive u kthye në tension dhe incidente.
Massimiliano Allegri ka nisur të projektojë Napolin e ri, ndërsa mediat italiane zbulojnë emrat e parë që trajneri dëshiron të afrojë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Mario Mitaj mund të jetë shumë pranë një transferimi të madh në Serie A. Sipas raportimeve të mediave greke dhe saudite, Roma po avancon në negociatat për të afruar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare nga Al-Ittihad.
Tensionet kanë shpërthyer në Budapest vetëm pak orë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain, teksa tifozë të të dy skuadrave janë përfshirë në përleshje në rrugët e kryeqytetit hungarez.
Ndër kandidatët e lidhur me stolin e kuq është Andoni Iraola, i cili do të largohet nga Bournemouth pas skadimit të kontratës së tij këtë verë, teksa e udhëhoqi klubin drejt vendit të gjashtë në Europa League.
Komente (0)