Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Tiranë, fokus te NATO dhe investimet në mbrojtje

U theksua se partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian mbetet thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë euro-atlantike, në një kohë sfidash globale si lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme apo sulmet kibernetike.

31.05.2026. 11:59

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Tiranë, fokus te NATO dhe investimet në mbrojtje

Në Tiranë u zhvillua Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë me temë “Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s”, i organizuar nga kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në forum morën pjesë përfaqësues të lartë nga Kongresi Amerikan, Parlamenti Britanik, Gjerman, Italian, Parlamenti Europian, si dhe vende të Ballkanit, së bashku me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të sigurisë.

Eventi u përshëndet edhe nga ish-komandanti suprem i NATO-s, gjenerali Tod Wolters. Gjatë diskutimeve, u theksua se partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian mbetet thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë euro-atlantike, në një kohë sfidash të shtuara globale si lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, sulmet kibernetike dhe kërcënimet hibride.

Një nga pikat kryesore të forumit ishte nevoja për forcimin e NATO-s përmes rritjes së investimeve në mbrojtje, me propozime që shpenzimet të arrijnë deri në 5% të PBB-së, si pjesë e rritjes së kapaciteteve ushtarake, mbrojtjes kibernetike dhe industrisë së mbrojtjes. Në Forum u diskutua gjithashtu forcimi i bashkëpunimit ushtarak në Ballkan, përmes projekteve të përbashkëta dhe rritjes së ndërveprimit mes vendeve anëtare të Aleancës, si dhe nevoja për koordinim më të madh përballë ndikimeve të huaja në rajon.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)