Reklamonin jetë luksi online, Kina mbyll llogaritë e personazheve të njohur në rrjetet sociale

Autoritetet kanë vënë në shënjestër përmbajtje që shfaqnin makina superluksoze, vila, veshje firmato, bizhuteri të shtrenjta, avionë privatë dhe një kulturë të ashtuquajtur “adhurimi i parasë”.

31.05.2026. 15:58

Reklamonin jetë luksi online, Kina mbyll llogaritë e personazheve të njohur në rrjetet sociale

Kina ka nisur një fushatë të gjerë ndaj influencerave, që ekspozojnë pasuri të tepruar në rrjetet sociale, duke mbyllur ose kufizuar disa llogari të njohura që promovonin stil jetese luksoz. Autoritetet kanë vënë në shënjestër përmbajtje që shfaqnin makina superluksoze, vila, veshje firmato, bizhuteri të shtrenjta, avionë privatë dhe një kulturë të ashtuquajtur “adhurimi i parasë”.

Një nga rastet më të njohura është ai i influencuesit Wang Hongquanxing, i njohur online si “Kim Kardashian i Kinës”, i cili kishte miliona ndjekës dhe njihej për stilin e jetesës ultra-luksoz. Llogaritë e tij në rrjete sociale janë bërë së fundmi të paarritshme. Autoritetet kineze deklarojnë se masa të tilla synojnë krijimin e një “kulture më të shëndetshme online” dhe frenimin e promovimit të materializmit ekstrem, i cili sipas tyre ndikon negativisht te të rinjtë.

Megjithatë, reagimi në rrjet ka qenë i fortë, pasi shumë përdorues e kanë konsideruar këtë një ndërhyrje të papritur dhe të ashpër. Rasti është bërë viral, sidomos për mënyrën e shpejtë me të cilën disa influencues kaluan nga ekspozimi i luksit në zhdukje të plotë nga platformat. Fushata shihet si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Pekinit për të rregulluar përmbajtjen në internet dhe për të kufizuar ndikimin e “kulturës së pasurisë së shpejtë” në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)