E rëndë në Klos, një i vdekur dhe katër të plagosur nga aksidenti

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në vendin e quajtur "Plan i Bardhë" në aksin rrugor Bulqizë- Klos.

31.05.2026. 17:17

Sipas të dhënave të para ka humbur jetën pasagjeri në njërin prej mjeteve, ndërsa të plagosur janë dy pasagjerët e tjerë dhe dy drejtuesit e mjeteve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur "Plani i Bardhë", janë përfshirë në aksident rrugor dy automjete me drejtues shtetasit Xh. S., dhe S. C. 

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi H. GJ., pasagjer në automjetin që drejtohej nga shtetasit S. C.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilat janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit", njofton policia

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)