Manovra me JetSki duke shkelur perimetrin e sigurisë, gjobitet një person

Policia e Vlorës ka ndaluar një person i cili ka shkelur perimetrin e sigurisë me mjetin e tij lundrues, rast ky i raportuar në rrjetet sociale nga vetë qytetarët në Karaburun.

31.05.2026. 17:55

Manovra me JetSki duke shkelur perimetrin e sigurisë, gjobitet një person

Policia e Vlorës ka ndaluar një person i cili ka shkelur perimetrin e sigurisë me mjetin e tij lundrues, rast ky i raportuar në rrjetet sociale nga vetë qytetarët në Karaburun. 

Policia thotë se ndaloi mjetin lundrues teksa po i afrohej molit në Triport, ku dhe gjobiti me 500 mijë lekë personin që e drejtonte.

NJOFTIM I POLICISE

Vlorë / U raportua në Policinë e Shtetit nga pushuesit se kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre, Policia Kufitare ndërhyn menjëherë, duke bllokuar mjetin lundrues Jet Ski dhe ndëshkuar drejtuesin me masë administrative 500.000 lekë të rinj.
Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.
Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të respektojnë perimetrin e sigurisë dhe të zbatojnë rregullat e lundrimit, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve përgjatë vijës bregdetare

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)