Një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare të Volejbollit për femra, e cila është kualifikuar në fazën e grupeve të CEV European League 2026.
Kombëtarja e Femrave e Shqipërisë ka arritur një fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ndaj Lituanisë me rezultatin 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në Odense të Danimarkës.
Pas një përballjeje emocionuese dhe të luftuar deri në pikën e fundit, vajzat kuqezi treguan karakter, forcë dhe shpirt gare, duke siguruar fitoren që i jep Shqipërisë kualifikimin në fazën e grupeve të CEV European League 2026.
Me këtë sukses, Shqipëria e mbyll Fazën Para Eliminatore në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vendi i parë i grupit u takoi vajzave të Lituanisë.
Kalendari i Fazës së Grupeve – CEV European League 2026
Xhiro 1 – Finlandë | 5-7 Qershor 2026 Finlanda – Zvicra – Shqipëria
Xhiro 2 – Rumani | 12-14 Qershor 2026 Rumania – Mali i Zi – Shqipëria
Xhiro 3 – Shqipëri | 19-21 Qershor 2026 Shqipëria – Suedia – Austria
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)