Pas dy ngjarjeve tragjike të njëpasnjëshme me sulme në shkolla në Turqi, ku në atë të fundit pati 4 viktima, ministri i Drejtësisë turke, Akın Gürlek njoftoi se 67 përdorues që synuan 54 shkolla me postimet e tyre në mediat sociale pas sulmit në një shkollë të mesme në Kahramanmarash janë arrestuar.
Ai njoftoi gjithashtu se 95 persona u arrestuan dhe qasja në 1104 llogari në mediat sociale u bllokua për përhapjen e përmbajtjes që mund të krijonte frikë, ankth dhe panik në publik.
Ministri Gürlek deklaroi më tej se llogaritë që krijuan trazira duke synuar shkollat dhe duke ndarë postime që sugjeronin se do të kryheshin sulme u identifikuan dhe 67 përdorues që synuan 54 shkolla u arrestuan.
Sakaq, babai i autorit të ngjarjes së rëndë në dëshminë e tij ka thënë se armët ishin të tijat dhe me leje, dhe se i mbante në një arkë të kyçur në dhomën e tij. Ai thotë se djali kisht probleme psikologjike dhe për këtë e kishte çuar dhe për trajtim. Por sipas tij kohët e fundit ai këmbëngulte ta mësonte të shkrehte armën "si shokët e tij" dhe për këtë e kisht çuar në një poligon për qitje vetëm disa ditë para ngjarjes tragjike.
Në Turqi po organizohen protesta masive pë sigurinë në shkolla, teksa është ngritur dhe një task force për këtë për të marrë masat e nevojshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)