Kreu i demokratëve Sali Berisha në një dalje për mediat tha se përballjen e ka kërkuar me Edi Ramën për dosjen "Partizani", pasi sipas tij është njeriu që ka aferë korruptive pasi ka firmosur ndryshim detinacioni pa kërkesën e pronarëve.
"Në atë dosje Edi Rama ka 12 firma, prej tyre në shkelje flagrante të ligjeve të ndëshkuar nga gjykata për to dhe prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën njëherë, përkundrazi akuzuan Sali Berishën për gjëra që s'kishte ldhje me to. Gjykata zbatoi ligjin në kuptimin që firmat aty janë të Edi Ramës, unë kam një firmë pas Edi Ramës, ex officio firma ime. Nuk kam firmosur kurrë kundër propozimeve të bashkive se në Kushtetutë territori është i bashkive dhe në atë rast Kongresi i Autoriteteve Rajonale u shprehën kundra meje, dhe Rama me 12 firma, Rama i cili ka ndërruar destinacionin pa u kthyer prona tek pronari, pa kërkesën e pronarëve, ndërroi destinacionin e një pjese të mirë të territorit në vitn 2006 për ta shndërruar në zonë urbanistike, sepse ia kishte vënë syrin si toka e askujt bashkë me Olsin e tij dhe një shokun e tyre, një futbollist, ishte bërë një treshe të ndërtonin aty parajsën e tyre", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)