Europoli godet “kartelin” e Ballkanit, kapet një nga drejtuesit dhe 11 anëtarë

Rrjeti kriminal dyshohet për kontrabandimin e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit drejt Bashkimit Evropian.

Burimi: REL

16.04.2026. 08:18

Europoli godet “kartelin” e Ballkanit, kapet një nga drejtuesit dhe 11 anëtarë

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës ka çuar në arrestimin e 12 personave, përfshirë një nga anëtarët kryesorë të të ashtuquajturit “kartel ballkanik” në Mal të Zi.

Aksioni u zhvillua njëkohësisht në Mal të Zi dhe në Gjermani, ku u arrestuan katër persona, me koordinimin dhe mbështetjen e Europol.

Sipas autoriteteve, rrjeti kriminal dyshohet për kontrabandimin e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit drejt Bashkimit Evropian. Hetimet tregojnë se grupi ka trafikuar rreth 2.7 tonë kokainë dhe 1.5 tonë kanabis gjatë periudhës tetor 2024 – prill 2025.

Droga është sekuestruar në 12 operacione të mëparshme në vende të ndryshme të BE-së dhe në Amerikën e Jugut, ndërsa rrjeti përdorte rrugë detare dhe ajrore, duke fshehur lëndët narkotike në kontejnerë dhe mënyra të tjera të sofistikuara.

Në operacion morën pjesë rreth 100 oficerë policie, ndërsa hetimet u mbështetën edhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë.

Ndërkohë, Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka ngritur akuza ndaj disa të dyshuarve për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik droge dhe armësh, si dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Autoritetet theksojnë se operacioni zbuloi një rrjet të mirëorganizuar që vepronte në disa kontinente dhe kishte role të ndara nga financimi deri te logjistika e transportit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)