Me armë në makinë dhe i dehur, arrestohet 23-vjeçari

Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 23-vjeçar të cilit i ë gjetur armë në mjetin që drejtonte në gjendje të dehur. Sipas policisë, mësohet se ai kishte qëlluar më parë me armë zjarri në ajër.

16.04.2026. 09:12

NJOFTIMI I POLICISE

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Bajram Currit. Për këtë rast u arrestua shtetasi:

-A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”, ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)