Një operacion i gjerë kontrolli është zhvilluar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku së fundmi janë transferuar disa emra të njohur të botës së krimit.
Sipas burimeve jozyrtare, aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, me urdhër të drejtorit të ri të Burgjeve, Adriatik Kupi. Forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë ndërhyrë në ambientet e institucionit, duke ushtruar kontrolle të imtësishme në çdo qeli, sektor dhe hapësirë të brendshme.
Në operacion janë angazhuar rreth 20 automjete dhe një numër i konsiderueshëm efektivësh, çka tregon për përmasat dhe seriozitetin e ndërhyrjes.
Aktualisht, kontrollet vijojnë në disa qeli brenda burgut, por deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi rezultatet e këtij aksioni.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)