Dogjën makinën e policit në Vlorë, arrestohet zjarrvënësi, identifikohet porositësi

Blutë e Vlorës sqarojnë se në pranga ra 39-vjeçari Albano Merkaj, me precedentë të mëparshëm kriminalë. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

18.04.2026. 12:42

Dogjën makinën e policit në Vlorë, arrestohet zjarrvënësi, identifikohet porositësi

Autori i dyshuar i zjarrvënies së një makine të një punonjësi policie në Vlorë është identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Blutë e Vlorës sqarojnë se në pranga ra 39-vjeçari Albano Merkaj, me precedentë të mëparshëm kriminalë. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Ai dyshohet se më 14 prill ka djegur automjetin tip “Ford C-Max” në pronësi të punonjësit të policisë dhe nga përhapja e flakëve është dëmtuar gjithashtu një automjet “Mercedes-Benz”.

Policia sakaq ka identifikuar porositësin e dyshuar të zjarrëvënëies. Ai është 35-vjeçari Ledio Hajdini, banues në Vlorë. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një operacion të mëparshëm policor, gjatë të cilit Hajdini ishte kapur për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, në kuadër të një hetimi për narkotikë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)