Noka thirrje qytetarëve për protestë më 17 prill: Kërkoni llogari qeverisë për përmbytjet dhe zjarret

Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

16.04.2026. 18:39

Noka thirrje qytetarëve për protestë më 17 prill: Kërkoni llogari qeverisë për përmbytjet dhe zjarret

Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Përmes një reagimi publik, Noka kritikoi ashpër institucionet shtetërore për përmbytjet, zjarret dhe problematikat në infrastrukturë, duke kundërshtuar që këto të konsiderohen thjesht si fatkeqësi natyrore. Sipas tij, shkaku kryesor lidhet me keqmenaxhimin dhe mungesën e investimeve në sektorë kyç.

Ai theksoi se përmbytjet vijnë si pasojë e betonizimit dhe mosmirëmbajtjes së kanaleve kulluese, ndërsa për zjarret ngriti shqetësimin për mungesën e pajisjeve dhe kushteve të punës për zjarrfikësit. “Mos i kërkoni zjarrfikësve të bëhen theror, kërkojini shtetit t’i pajisë me mjetet e duhura”, u shpreh ai.

“Digjen pyjet. Ushtria lufton me thupra. Zjarrfikësit nuk kanë veshje termike, mjete e pajime që mbrojnë jetët e tyre. Opozita ngre zërin edhe për ta. Patronazhistët thonë fatkeqësi nga lart. Mos bëni politikë me zjarret!

Çahet më dysh rruga e re. Asfaltin e merr shiu i parë. Fatkeqësi, ulërasin. Mos bëni politikë me shiun!

Mos e bëj politike, na kthehen vëngër ata, që çdo ankesë qytetare e problem real e cilësojnë ende si “agjitacion e propagandë kundër pushtetit””.

Noka kritikoi gjithashtu cilësinë e ndërtimit në vend, duke përmendur raste ku rrugë të reja dëmtohen nga reshjet e para.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 17 prillit, ora 18:00, përpara Kryeministrisë, duke i ftuar që t’i kërkojnë llogari qeverisë për situatat që, sipas tij, janë pasojë e dështimit institucional.

“Që jeta e tyre të jetë e mbrojtur, sepse dhe ata i pret dikush në shtëpi. Mos kërkoni heronj! Kërkojini llogari shtetit që i paguani taksa!

Kërkojani atje në shesh, përpara kryeministrisë”, mbyllet reagimi i Nokës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)