Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
Ashtu si në takimet e mëparshme, Rama e ka nisur edhe këtë herë takimin me gjestin e përuljes para kryeministres italiane.
Më pas, dy liderët zhvilluan një takim kokë më kokë, ku në qendër të diskutimeve ishte ecuria e bashkëpunimit dypalësh, thellimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe çështje me interes të përbashkët rajonal dhe evropian.
Vizita në Romë është pjesë e një turi më të gjerë diplomatik të kreut të qeverisë shqiptare, i cili do të vijojë më pas në Barcelonë, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të partneriteteve me vendet evropiane.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)