Pezullohen dy efektivë në Dibër për shpërdorim detyre, nën hetim për një ngjarje në Bulqizë

Dy efektivë policie në qarkun e Dibrës janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Bulqizë.

16.04.2026. 19:40

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Kukës-Dibër, ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka vendosur ndaj tyre masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Të përfshirë në këtë çështje janë inspektori D. S., pjesë e shërbimit të trafikut urban dhe interurban pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, si dhe një tjetër inspektor me të njëjtat iniciale, efektiv i rendit publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Hetimet lidhen me një procedim penal të vitit 2026, pas një ngjarjeje të ndodhur më 10 mars në Bulqizë, ku mbetën të plagosur rëndë tre shtetas. Sipas hetimeve paraprake, dy efektivët dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrimet funksionale në përputhje me ligjin për Policinë e Shtetit.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar çdo përgjegjësi të mundshme edhe nga punonjës të tjerë të policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)