Rikthehet i ftohti, reshje bore në disa zona veriore

Rikthehen reshjet e borës në veri të vendit, ndonëse pranvera ndodhet në mesin e saj e madje fundjava riktheu dhe plazhistët në jug të Shqipërisë.

21.04.2026. 19:26

Rikthehet i ftohti, reshje bore në disa zona veriore

Duket se dimri i këtij viti po bën përpjekjet e fundit për të qëndruar edhe disa ditë në vendin tonë.

Temperaturat e ulëta janë rikthyer edhe njëherë në pjesën veriore të vendit, ku në disa zona janë regjistruar dhe reshje bore.

Kryesisht, reshje bore ka pasur në fshatrat e Kukësit, ndërkohë që paraprakisht nuk raportohet për situatë problematike, apo probleme me qarkullimin e mjeteve.

Megjithatë, këto temperatura të ulëta mund të dëmtojnë të mbjellat, ku pjesë më e madhe e të cilave kishte lulëzuar.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e vendit ka regjistruar reshje të dobëta shiu, me temperaturat që pritet të rriten sërish në ditët në vijim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)