Një sherr masiv, ku janë përfshirë të paktën 10 adoleshentë ka ndodhur në qytetin e Vlorës pasditen e sotme. Përplasja mes të rinjve ka nisur për motive banale dhe ka agravuar deri në përdorimin e thikave.
Adoleshentët janë goditur me sende të forta në një hapësirë mes pallateve, në lagjen 'Lef Sallata'. Si pasojë konflikti ka përfunduar me plagosjen e dy personave, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se dëmtime të rënda në kokë kanë marrë Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)