Rama vizitë në Greqi, pritet takimi me Mitsotakis, zbardhet agjenda

Gjatë qëndrimit në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

21.04.2026. 16:28

Rama vizitë në Greqi, pritet takimi me Mitsotakis, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama nis sot një vizitë pune në Greqi, ku pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit, një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale që mbledh liderë politikë, përfaqësues të biznesit dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Vizita zhvillohet në kuadër të edicionit të këtij viti të forumit, i cili mbahet nga 21 deri më 23 prill dhe fokusohet në sfidat globale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare pritet të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas burimeve zyrtare, në qendër të diskutimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve, zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe hapat përpara drejt një marrëveshjeje të re të partneritetit strategjik Shqipëri–Greqi.

Në agjendën e vizitës përfshihet edhe nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve dhe “Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.”, i cili synon të nxisë investimet dhe bashkëpunimin në sektorë strategjikë të ekonomisë.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë forum vjen në një moment kur rajoni përballet me sfida të reja ekonomike dhe gjeopolitike, duke e bërë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit edhe më të rëndësishëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)