Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me një kërkesë ku kundërshton mënyrën e trajtimit të tij gjatë seancave gjyqësore, duke e cilësuar atë si shkelje të të drejtave themelore.
Në kërkesën e depozituar, mbrojtja e Metës pretendon se vendosja e tij në “kafaz me xham” gjatë zhvillimit të seancave përbën shkelje të nenit 3 dhe nenit 30 të Kushtetutës, si dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas avokatëve, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe kufizon të drejtën për një mbrojtje efektive.
Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se kërkesa synon që ish-presidenti të ketë mundësi të qëndrojë pranë mbrojtjes ligjore gjatë gjithë procesit, duke siguruar komunikim të pandërprerë dhe një gjykim të drejtë.
Sipas tij, izolimi fizik i të pandehurit gjatë seancave krijon vështirësi në komunikim me avokatin dhe jep një perceptim paragjykues ndaj të akuzuarit.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe ndaj tij rëndojnë akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)