Të kryhesh nevojat gjatë bllokimit në trafik, nga Kina vjen tualeti për makina

Komoditeti i ri ekstrem i prodhuesve aziatikë: patentë për banjo të integruar në automjet. Ka edhe një protokoll të avancuar për menaxhimin e aromave.

20.04.2026. 12:07

Të kryhesh nevojat gjatë bllokimit në trafik, nga Kina vjen tualeti për makina

Në Kinë, risia më e fundit në botën e aksesorëve për makina gjendet... poshtë sediljes. Seres, një markë që lidhet me gjigantin Aito, ka vendosur të përballet drejtpërdrejt me një nga situatat më të sikletshme të përjetuara nga çdo shofer: nevoja urgjente për të shkuar në tualet gjatë një bllokimi në trafik ose në një zonë të izoluar kampingu.

Sipas patentës së depozituar, kompania ka projektuar një tualet të fshehtë, i cili mund të shndërrojë kabinën e makinës në një banjo private. Ideja nuk është që pasagjerët të kryejnë nevojat e tyre me shpejtësi 130 km/h, por të kenë një zgjidhje praktike gjatë pritjeve të gjata.

Sistemi përshkruhet si një shembull i integrimit brenda kabinës së automjetit: WC-ja del jashtë mbi shina si një sirtar dhe, pasi përdoret, aktivizon një protokoll të avancuar për menaxhimin e aromave. Për më tepër, pajisja përfshin edhe një element ngrohës për trajtimin e mbetjeve, si dhe një depozitë të lëvizshme që mund të hiqet lehtësisht.

Foto nga web

Por pse të shkohet deri këtu? Arsyeja lidhet me konkurrencën e ashpër mes prodhuesve kinezë të automjeteve, të cilët kërkojnë vazhdimisht ide të reja për të tërhequr vëmendjen në një treg të mbushur me oferta të ngjashme.

Megjithatë, nga ideja në prodhim ka ende shumë pikëpyetje. Përveç vështirësive të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarëve, mbetet e paqartë nëse publiku është gati të pranojë një nivel të tillë “bashkëjetese” brenda hapësirës së kufizuar të makinës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)