Qëlloi me armë në ajër gjatë sherrit, arrestohet pas tri ditësh i riu

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e sherrit të ndodhur tri ditë më parë jashtë ambienteve të një lokali në Kamëz. Gjithashtu është identifikuar dhe arrestuar 23-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në ajër.

20.04.2026. 14:03

Qëlloi me armë në ajër gjatë sherrit, arrestohet pas tri ditësh i riu

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e sherrit të ndodhur tri ditë më parë jashtë ambienteve të një lokali në Kamëz. Gjithashtu është identifikuar dhe arrestuar 23-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në ajër. 

"Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë.  Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar", thotë policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Zbardhen rrethanat e konfliktit të ndodhur tre ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali, në Kamëz.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, gjatë konfliktit, me qëllim kanosjen e 2 shtetasve.           

Pronari i lokalit po hetohet për moskallëzim të krimit.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 17.04.2026, në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D., kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Details”.       
 
Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. H., 23 vjeç, banues në Tiranë.  
 
Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, në të cilin janë përfshirë 6 shtetas, shtetasi A. H. ka qëlluar me armë zjarri, në ajër, për të kanosur njërin nga shtetasit e përfshirë në konflikt dhe një shtetas tjetër që ka tentuar të ndërhyjë.  Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar. 

Po punohet për kapjen e shtetasve në kërkim R. S., R. S., F. Gj., D. D. dhe R. Gj., të cilët dyshohet se janë përfshirë në konflikt, si dhe për gjetjen e armës së zjarrit.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)