Zjarri në landfillin e Bushatit ende aktiv, tymi mbulon Shkodrën

Zjarri në landfillin e Bushatit në Shkodër vijon prej mesditës së të dielës, teksa tymi ka mbuluar të githë zonën. Vatra vijon të jetë ende aktive dhe mëngjesin e kësaj të hëne, teksa vijojnë përpjekjet për shuarjen e tij.

20.04.2026. 11:16

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar ekipe të zjarrfikëses nga Vau i Dejës, Shkodra, Lezha, Kamza e Tirana. Tymi ka përfshirë jo vetëm Shkodrën por dhe Vaun e Dejës. 

Po punohet paralelisht me mjete të rënda, ekskavatorë dhe kamionë bëri të ditur mbrëmjen e të dielës institucini i prefekturës së qarkut Shkodër, për izolimin e vatrave të zjarrit dhe kufizimin e përhapjes së tij, ndërsa furnizimi me ujë vijon në mënyrë të pandërprerë përmes autobotit të angazhuar në terren.

Aktualisht nuk ka rrezik për banesat përreth.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)