Kreu i PD-së, Sali Berisha do të jetë i pranishëm në seancën e 30 prillit, ku do të dëshmojë kallëzuesi Taulant Balla, nëse këtë gjë ia kërkojnë organet ligjzbatuese.
"Taulant Balla është autori i shpifjes, trillimit, sipas të cilit Sali Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, të shpronësuar dhëndrit të tij. Shpifja e paskrupullt e Taulant Ballës ësht ëndër më të ulëtat dhe ajo po ndiqet. Kurse unë kam avoketërit të cilët nëse gjykatësi, ose avokati kërkon që unë të jem aty, do të jem pa diskutim. Unë zbatoj urdhrat e autoriteteve kompetente", tha ai pas daljes nga SPAK, ku zbatoi masën e detyrimit për paraqitje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)