Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se Prishtina zyrtare e shpall Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste.

20.04.2026. 11:55

Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri të ditur se Prishtina zyrtare e shpall Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste.

"Përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ky është rreshtim i qartë i Kosovës përkrah aleatëve të vet strategjikë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit", tha Kurti. 

Sipas tij, IGC është “strukturë që e përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuuar në destabilizimin rajonal dhe global”.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë.

Disa vende tashmë e kanë shpallur organizatë terroriste IRGC-në, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Futja e një grupi apo organizate në listën e zezë nënkupton zakonisht ngrirje asetesh së saj në atë vend dhe regjim vizash për udhëheqësit dhe zyrtarët e saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)