Kaluan 10 vjet duke planifikuar arratisjen nga Koreja e Veriut, liria zgjati vetëm 19 muaj

Dy vëllezër përdorën planin e ideuar nga babai i tyre i ndjerë, por festa u shndërrua shumë shpejt në tragjedi.

20.04.2026. 13:39

Kaluan 10 vjet duke planifikuar arratisjen nga Koreja e Veriut, liria zgjati vetëm 19 muaj

Dy vëllezër nga Koreja e Veriut kaluan mbi një dekadë duke planifikuar një arratisje të rrezikshme drejt Koresë së Jugut. Sipas dokumentarit të publikuar nga “CNN”, plani ishte ideuar nga babai i tyre i ndjerë, hirin e të cilit e morën me vete natën e largimit.

Më 6 maj 2023, duke përfituar edhe nga një stuhi e fortë në Detin e Verdhë, ata nisën udhëtimin me një varkë. Me vete morrën edhe shtatë familjarë të tjerë. Mes tyre ishin edhe dy fëmijë të vegjël, 4 dhe 6 vjeç, të fshehur në thasë për të mos u zbuluar.

Arratisja u bë edhe më e rrezikshme pasi gratë e familjes u detyruan të kalonin në këmbë një fushë me mina për të arritur në pikën e takimit. Varka u lëviz me shpejtësi të ulët dhe me motor të modifikuar, për të shmangur zbulimin nga radarët dhe patrullat detare të Koresë së Veriut.

Foto: AP

Pas rreth dy orësh, familja arriti të kalojë kufirin detar dhe u ndalua nga Marina e Koresë së Jugut, ku deklaruan se kishin ardhur për t’u arratisur. Ata më pas nisën jetën e re në Seul, ndërsa gruaja e e njërit prej vëllezërve, e cila ishte shtatzënë gjatë arratisjes, solli në jetë një vajzë. Familja u mblodh një vit më vonë për të festuar ditëlindjen e parë të foshnjës, por gëzimi zgjati pak.

Vetëm dy muaj pas ceremonisë, Kim Yi-hyeok, vëllai që kishte siguruar varkën dhe kishte luajtur rol kyç në arratisje, humbi jetën në një aksident gjatë zhytjes me bombola. Ngjarja tronditi familjen, e cila e kishte të vështirë të pranonte se pas 10 vitesh planifikim dhe rreziku, ai kishte jetuar vetëm 19 muaj në liri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)