Përplasjet Spiropali- Rama, Balla: Nuk është shprehur në mbledhje grupi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i pyetur për deklaratat e Elisa Spiropalit dhe përplasjet e saj me kryetarin Edi Rama, tha se ajo nuk ka shprehur shqetësime në mbledhje grupi.

20.04.2026. 11:42

Përplasjet Spiropali- Rama, Balla: Nuk është shprehur në mbledhje grupi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i pyetur për deklaratat e Elisa Spiropalit dhe përplasjet e saj me kryetarin Edi Rama, tha se ajo nuk ka shprehur shqetësime në mbledhje grupi.

"Çdo fund-sesioni bëjmë një analizë për performancën e çdo deputeti. Më pas kërkohet përmirësimi i performancës. Spiropali nuk ka shprehur shqetësim në mbledhje grupi. Nuk kam dëgjuar gjë", tha Balla.

Ai shtoi se PS është në proces rienergjizimi. "Përmes këtij procesi që njëherë ka komunikimin me njerëzit dhe pjesën tjetër rienergjizimin e Partisë Socialiste. Thirrja ime është për ata të rinj e të reja që duan të japin konrtibut në këtë fazë historike të mbylljes së aspiratës sonë për ta parë Shqipërinë në BE, ti bashkohen PS si i vetmi instrument në duart e tyre për ti dhënë fuqi këtij procesi", tha ai.

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër mënyrën e funksionimit të mazhorancës dhe institucioneve shtetërore, duke ngritur akuza për deformim të shtetit dhe kapje të vendimmarrjes.

Në reagimin e saj në rrjetet sociale, Spiropali thotë se në Shqipëri është instaluar një model ku institucionet publike nuk funksionojnë më si struktura të pavarura ligjore, por si instrumente presioni dhe kontrolli politik.

Sipas saj, vendimmarrja nuk bazohet më në ligj apo procedurë, por në urdhra dhe interesa të ngushta të një rrethi të mbyllur pushteti.

Ajo shkon më tej duke akuzuar se brenda administratës shtetërore është krijuar një sistem “besnikërish” dhe jo meritokracie, ku promovimet dhe emërimet nuk lidhen me performancën, por me afërsinë politike dhe personale me qendrat e pushtetit.

Deputetja socialiste thekson se ky model, sipas saj, po largon qytetarët nga besimi tek politika dhe institucionet, duke prodhuar një krizë të thellë llogaridhënieje dhe transparence.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)