“Thuaje çfarë ke për të thënë”, Rama kërcënon Spiropalin: Do të nxjerr përjashta

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.

28.03.2026. 21:05

“Thuaje çfarë ke për të thënë”, Rama kërcënon Spiropalin: Do të nxjerr përjashta

Mbledhja e grupit parlamentar socialist në Pallatin e Brigadave raportohet të ketë pasur edhe momente tensioni mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Sipas burimeve nga mbledhja, situata u ndez gjatë raportimit të drejtores së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ku Spiropali përdori telefonin dhe Rama i tërhoqi vëmendjen duke i kërkuar të respektonte folësit.

Incidenti u shtua më tej gjatë raportimit të ministres së Shtetit për Parlamentin, Erjona Ismaili, kur Spiropali u duk se po nënqeshte. Kryeministri i kërkoi asaj të mos ndërhynte dhe të mos bënte komente përndryshe do ta nxirrte përjashta.

Spiropali iu përgjigj Ramës me fjalët: “Thuaje çfarë ke për të thënë” dhe më pas kërkoi që ministrja Ismaili të kërkonte ndjesë për tonet e përdorura. Ndërhyrja e Erion Braçes qetësoi situatën dhe riktheu diskutimin në normalitet.

Tensionet në mesin e socialistëve janë vënë re edhe më herët gjatë kësaj javë, përfshirë një përplasje të Spiropalit me Taulant Ballën lidhur me mungesën e saj gjatë seancës për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Spiropali kishte kërkuar hapur një diskutim të plotë dhe vendimmarrje kolektive në grupin parlamentar, duke theksuar rëndësinë e respektimit të qëndrimeve të formuara përmes debatit të hapur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)