Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, kreun e Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe gjithë zinxhirin komandues pas protestës së 17 prillit.
Kallëzimi është bërë për veprat penale të "Dëmtime të tjera me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Falsifikimi i dokumenteve", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shpërdorimi i detyrës", "Kryerja e veprimeve arbitrare", "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme", "Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t'u shprehur, grumbulluar apo manifestuar", "Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese", "Kallëzimi i rremë", "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 28, 90, 110, 186, 237, 248, 250, 251, 261, 269, 281, 305 dhe 305/b të Kodit Penal.
"Kriminelët me uniformë përdoren në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjjes shoqërore të shqiptarëve. Janë që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, ne do t’i padisim të gjithë ata se kanë përdorur verbues ariu dhe tani del se akoma më keq se verbuesi i ariut. Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme. Dosja, Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Ramën dhe Lubi Ballukun. Ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, kriminel i damkosur, për Sokol Besëprersin, oficeri më i pabesë”, tha Berisha sot pasi doli nga SPAK.
Sot ai që u quajt si "grupi i zjarrit" në protestën e PD njihen me masën e sigurisë. Ata u kapën në flagrancë me bombula molotovi në protestë. Ndaj tyre ka 5 akuza: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)