Katari njofton rifillimin gradual të fluturimeve të kompanive të huaja në Doha

Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur në një deklaratë se vendimi vjen pas një “vlerësimi të detajuar të situatës”, duke theksuar se “siguria dhe mbrojtja e të gjithëve mbeten prioritet absolut”.

20.04.2026. 15:51

Katari njofton rifillimin gradual të fluturimeve të kompanive të huaja në Doha

Katari ka njoftuar sot rifillimin gradual të fluturimeve, të cilat operohen nga kompani ajrore të huaja në aeroportin e Dohas. Kjo do të jetë hera të parë që nga nisja e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur në një deklaratë se vendimi vjen pas një “vlerësimi të detajuar të situatës”, duke theksuar se “siguria dhe mbrojtja e të gjithëve mbeten prioritet absolut”. Sipas autoriteteve, hapja e pjesshme e hapësirës ajrore vjen pas mbylljes së saj në fund të shkurtit, pas përshkallëzimit të konfliktit prej ofensivës së përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, e cila u pasua nga sulme hakmarrëse iraniane në Gjirin Persik.

Një hap i pjesshëm drejt normalizimit ishte bërë më 7 mars, kur filluan të fluturonin sërish vetëm avionët e kompanisë kombëtare Qatar Airëays. Ndërsa më 8 prill hyri në fuqi një armëpushim mes Uashingtonit dhe Teheranit dhe Irani ndërpreu sulmet në rajonin e Gjirit. Tani, me stabilizimin e situatës, autoritetet e Katarit po lejojnë edhe rikthimin gradual të kompanive të huaja ajrore në operim nga aeroporti i Dohas.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)