Aksident në Peshkopi, përplasen 2 makina, 6 të lënduar

Gjashtë persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti pranë Maqellarës.

20.04.2026. 16:54

Aksident në Peshkopi, përplasen 2 makina, 6 të lënduar

Gjashtë persona të lënduar është bilanci i një aksidenti rrugor mesditën e së hënës në aksin Maqellarë-Peshkopi.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë një makinë e drejtuar nga shtetasi T.N., 65 vjeç dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Për pasojë, të dy drejtuesit kanë mbetur të lënduar së bashku me 4 pasagjerë që udhëtonin në të dy makinat. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e dinamikës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)