Kampi i refugjatëve i vendosur në zonën e Gjadrit është vizituar këtë të hënë nga një grup deputetët italianë nga partia e kryeministres Giorgia Meloni, “Fratelli d’Italia”.
Deputetët italianë kanë qëndruar për më shumë se 1 orë e 30 minuta në ambientet e kampit për të parë nga afër sesi funksionon Qendra e Qëndrimit për Riatdhesime në Gjadër.
Sipas burimeve, ata do të hartojnë një raport për vizitën e tyre, ku do të paraqesin të gjitha gjetjet në Gjadër.
Sipas marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, procedurat për emigrantët kryhen në dy qendra. Qendra e parë në Shëngjin përdoret për procedura e identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër shërben për strehim derisa emigrantëve t’u procesohen kërkesat për azil.
Qendrat funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë.
Sipas deputetes Sara Kelany, qendrat sot po funksionojnë me kapacitet të plotë, ku dhjetëra emigrantëve iu është refuzuar azili, teksa të tjerë u është hequr ndalimi.
Më herët gjatë ditës, kryeministri Rama deklaroi për mediat italiane deklaroi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve është arritur vetëm me Italinë, ndonëse edhe shumë vende të tjera e kishin kërkuar këtë gjë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)