Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Faza e parë”, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, duke goditur një rast të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike në zonën e Xhyrës.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja është bërë në fazë fillestare pas hetimeve proaktive, ku është zbuluar një aktivitet i dyshuar për mbjelljen e bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar në Xhyrë të Librazhdit.
Gjatë operacionit, policia ka kapur në flagrancë dy persona që dyshohet se po kultivonin fidanë cannabis në struktura të improvizuara me polistirol. Të dy shtetasit janë arrestuar menjëherë në vendngjarje.
Në vijim të veprimeve, janë asgjësuar fidanët e dyshuar dhe është sekuestruar një automjet që përdorej nga autorët, si dhe tre aparate celularë.
Policia bën me dije se operacioni është rezultat i një hetimi të zhvilluar në mënyrë parandaluese me qëllim dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)