“Nafta po trajtohet si mall pa Zot”, Lapaj gati kallëzimin në SPAK

Lapaj shprehet se ka prova të qarta për keqadministrim në sektorin e naftës në vendin tonë.

20.04.2026. 21:29

“Nafta po trajtohet si mall pa Zot”, Lapaj gati kallëzimin në SPAK

Adriatik Lapaj pritet të paraqitet në Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion për të bërë një kallëzim në lidhje me sektorin e naftës.

Lajmi është bërë me dije nga vetë Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili shprehet përmes një videoje në rrjetet sociale, se ka prova të qarta për keqadministrim në sektorin e naftës në vendin tonë.

Sipas Lapajt, qytetarët shqiptar po paguajnë çmimin më të lartë për këtë produkt, në një kohë kur nafta po derdhet në lumenj.

“Kallëzim penal për naftën në Shqipëri. Bashkë me ekipin e lëvizjes Shqipëria Bëhet kemi përgatitur provat dhe faktet për SPAK lidhur me keqadministrimin e sektorit të naftës. Nafta në vendin tonë derdhet lumenjve si ‘mall pa Zot ‘ndërsa ne paguajmë një ndër çmimet më të shtrenjta në botë.

Nga komunikimet tona me Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore rezulton se për vitet 2004-2023 janë nxjerrë nga nëntoka shqiptare vetëm nga koncesionarët private, 15.054.451 ton naftë, ndërkohë që për vitet 2023-2024, mbi 1.2 milion ton naftë bruto.

Miliona ton naftë të tjera janë derdhur dhe derdhen lumenjve e përrrenjve të këti jvendi duke ndotur tokën dhe detin tonë. Kjo është një gjendje që duhet të marrë fund e përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit” thotë Lapaj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)