Balenciaga guxon sërish, krijon fustanin me kartonë 8900 euro

Ky produkt ka nxitur debat të gjerë në opinionin publik dhe në industrinë e modës, duke ngritur pikëpyetje mbi vlerën reale të artikujve luksozë dhe drejtimin që po merr moda bashkëkohore.

Burimi: Le Frasi

20.04.2026. 21:44

Balenciaga guxon sërish, krijon fustanin me kartonë 8900 euro

Shtëpia e njohur e modës Balenciaga ka tërhequr sërish vëmendjen globale me një krijim të pazakontë, një fustan i përbërë me karton të valëzuar, i cili ka dalë në shitje me çmimin rreth 8,900 dollarë.

Edhe pse në pamje të parë duket si i realizuar nga materiale të ricikluara apo mbetje, veshja është pjesë e linjës së luksit dhe synon një publik të ngushtë që kërkon origjinalitet dhe provokim në stil.

Ky produkt ka nxitur debat të gjerë në opinionin publik dhe në industrinë e modës, duke ngritur pikëpyetje mbi vlerën reale të artikujve luksozë dhe drejtimin që po merr moda bashkëkohore.

Nuk është hera e parë që Balenciaga përdor elementë të përditshëm apo të konsideruar “të zakonshëm” për t’i kthyer në produkte ekskluzive, duke sfiduar kufirin mes artit, ironisë dhe konsumit modern.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)