Krijesa misterioze në 9 mijë metër thellësi, shkencëtarët nuk arrijnë ta klasifikojnë
Krijesa ka trup të ndarë në dy pjesë simetrike, një karakteristikë e ngjashme me kërmijtë e detit, por struktura e saj e pazakontë e ka bërë të pamundur klasifikimin.
Shkencëtarët janë përballur me një enigmë të re pasi kanë filmuar një krijesë të pazakontë detare në fund të një kanioni të thellë në Oqeanin Paqësor, në një thellësi gati 30 mijë këmbë, afro 9,137 metra. Aty presioni është pothuajse 1,000 herë më i lartë se në nivelin e detit.
Organizmi, me ngjyrë të bardhë dhe pamje “fantazmë”, u filmua në fund të Hendekut Ryukyu në Detin e Filipineve, përgjatë skajit lindor të Ishujve Ryukyu të Japonisë. Sipas studiuesve, ai i ngjan një kërmilli detar transparent, por ka disa lobe të çuditshme që nuk janë identifikuar më parë.
Krijesa ka trup të ndarë në dy pjesë simetrike, një karakteristikë e ngjashme me kërmijtë e detit, por struktura e saj e pazakontë e ka bërë të pamundur klasifikimin. Ajo u filmua në thellësinë rekord prej 9,137 metrash, gjatë një ekspedite dy mujore të udhëhequr nga Universiteti i Australisë Perëndimore.
Ekspedita u zhvillua me anijen kërkimore DSSV Pressure Drop, ku ekipi eksploroi tre nga kanionet më të thella nënujore të Japonisë: Hendekun e Japonisë, Hendekun Izu-Ogasaëara dhe Hendekun Ryukyu. Krijesa u filmua dy herë me kamera me definicion të lartë, të montuara në nëndetësen e drejtuar nga ekuipazhi.
Foto ilustruese
Shkencëtarët e kanë regjistruar atë përkohësisht si “Animalia incerta sedis”, një term që përdoret kur një organizëm i përket mbretërisë së kafshëve, por nuk mund të vendoset ende në asnjë grup të njohur shkencor. Sipas raportimeve, kjo krijesë lëvizte ngadalë mbi shtratin e detit dhe ka lënë ekspertët të hutuar, pasi aktualisht nuk mund të përcaktohet se cilës familje biologjike i përket.
Gjatë kërkimeve në hendek, shkencëtarët zbuluan gjithashtu më shumë se 1,500 krinoide me kërcell të ankoruara në shkëmbinj, si dhe sfungjerë mishngrënës. Studiuesit identifikuan 108 grupe të ndryshme organizmash, përfshirë edhe specie peshqish, që kanë thyer rekorde thellësie.
Ai theksoi se studimi 15-vjeçar i këtyre zonave të thella ka zbuluar shumë më tepër sesa vetëm rekorde thellësie. Në mënyrë shqetësuese, shkencëtarët gjetën edhe mbetje të krijuara nga njerëzit, që besohet se janë transportuar poshtë shpateve të hendekut.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Edhe para postimit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, Islamabadi kishte filluar të mbyllej. Klientëve në hotelin ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve amerikane dhe iraniane fundjavën e kaluar iu tha se duhej të largoheshin.
Një aksident tragjik në Rrugën e Kombit ka marrë një bilanc edhe më të rëndë, duke shtuar numrin e viktimave dhe duke lënë disa persona në gjendje të rëndë për jetën.
Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës, është rihapur për qarkullimin e anijeve tregtare, në një zhvillim që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në stabilizimin e tregjeve energjetike.
Një fenomen i rrezikshëm detar, që shpesh kalon i padukshëm për syrin e njeriut, është vërejtur në brigjet pranë Sidneit në Australi, duke ngritur shqetësime për sigurinë e pushuesve.
Mënyrat tradicionale të tërheqjes së parave nga bankomati po ndryshojnë në Europë, pasi po futen alternativa të reja që mund të zëvendësojnë përdorimin e kartave fizike të kreditit.
Një nga momentet më të bujshme të jetës së Ronaldinho ndodhi në mars të vitit 2020, kur ish-futbollisti dhe vëllai i tij u arrestuan në Paraguai, pasi hynë në këtë vend me dokumente të falsifikuara.
Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Asturias ka lënë në fuqi vendimin për pushimin nga puna të një punonjësi, duke rrëzuar plotësisht ankimimin e tij dhe duke konfirmuar se largimi nga detyra ishte i justifikuar për shkak të shkeljeve serioze në vendin e punës.
Shkencëtarët kanë identifikuar një sëmundje të re gjenetike që shkakton plakje të parakohshme tek adoleshentët, duke ngritur shqetësime për ndikimin e saj në zhvillimin fizik dhe funksionin e trurit.
Diana Sanders konsumoi të paktën 14 gota tekila gjatë një periudhe prej 9 orësh në janar 2024, ndërsa udhëtonte në anijen turistike Carnival Radiance. Menjëherë pasi doli nga një nga baret e anijes, ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët, duke pësuar tronditje.
37-vjeçari nga Kameruni, Issa Nlareb që jeton aktualisht në Francë, është një profesionist që luan me dy proteza poshtë gjunjëve dhe përdor një rrip për të lidhur shkopin e golfit me dorën e majtë.
Një zbulim i rrallë ka habitur autoritetet dhe ekspertët në Republikën Çeke, pasi dy persona kanë gjetur rastësisht një thesar me qindra monedha ari në një zonë malore.
Një turiste argjentinase ka përfunduar duke paguar rreth 3400 euro për një misër të lyer me margarinë në Rio de Janeiro, pasi u mashtrua nga një shitës ambulant në plazh.
Komente (0)