Piu 14 tekila dhe u rrëzua në udhëtimin me kroçerë, pasagjerja i merr 300,000 dollarë kompensim kompanisë

Diana Sanders konsumoi të paktën 14 gota tekila gjatë një periudhe prej 9 orësh në janar 2024, ndërsa udhëtonte në anijen turistike Carnival Radiance. Menjëherë pasi doli nga një nga baret e anijes, ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët, duke pësuar tronditje.

17.04.2026. 10:31

Piu 14 tekila dhe u rrëzua në udhëtimin me kroçerë, pasagjerja i merr 300,000 dollarë kompensim kompanisë

Pirja e 14 tekilave nuk është një arsye për të mos fituar dëmshpërblim në SHBA. Kështu ka vendosur një gjykatë në Majemi, me urdhër të së cilës ju dhanë 300,000 dollarë dëmshpërblim një pasagjere 45-vjeçare të një anijeje turistike, e cila u lëndua pasi ra nga shkallët dhe ngriti padi duke thënë se arsyeja e rrëzimit ishte fakti që i ishin shërbyer vazhdimisht sasi të mëdha alkooli.

Diana Sanders konsumoi të paktën 14 gota tekila gjatë një periudhe prej 9 orësh në janar 2024, ndërsa udhëtonte në anijen turistike Carnival Radiance. Menjëherë pasi doli nga një nga baret e anijes, ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga shkallët, duke pësuar tronditje, dhimbje të forta koke, lëndime në shpinë dhe mavijosje.

Infermierja 45-vjeçare u gjet më vonë pa ndjenja në një zonë të anijes ku pasagjerëve nuk u lejohet hyrja, ndërsa gjatë gjyqit u përcaktua se nuk kishte pamje filmike nga kamerat e sigurisë nga nata në fjalë.

Gjykatësit në Majemi vendosën në favor të paditëses, duke konstatuar se kompania ishte neglizhente në shërbimin e alkoolit të saj, pasi stafi vazhdoi t'i shërbente alkool pavarësisht se ajo tregonte shenja të dukshme të dehjes.

Avokati i 45-vjeçares, Spencer Aronfeld, tha se "të përballesh ballë për ballë me një grup të madh korporatash është një proces veçanërisht i vështirë" dhe argumentoi se çështja nxjerr në pah rreziqet e paketave "pi sa të duash", të cilat ai tha se mund të inkurajojnë konsumimin e tepërt të alkoolit.

Gjatë seancës dëgjimore, ekipi ligjor i paditëses argumentoi se baristët duhet të kishin ndaluar së shërbyeri kur pasagjerja tregoi shenja të dukshme të dehjes, ndërsa argumentoi se dizajni i anijeve favorizon rritjen e konsumit të alkoolit, duke synuar maksimizimin e të ardhurave.  

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)