PDK tërhiqet nga negociatat për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve, Hamza: Ja çfarë na ofroi Kurti

PDK deklaroi se nuk do të bëhet më pjesë e negociatave me Albin Kurtin për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Duket se Kosova po shkon sërish drejt zgjedhjeve.

Burimi: Telegrafi

20.04.2026. 22:17

PDK tërhiqet nga negociatat për presidentin, Kosova drejt zgjedhjeve, Hamza: Ja çfarë na ofroi Kurti

Kosova duket se është duke shkuar edhe njëherë drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe shkak për këtë kësaj here është ngërçi i krijuar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Teksa më herët LDK njoftoi fundin e negociatave me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, edhe PDK duket se është në një linjë me këtë vendim.

Kreu i këtij subjekti Bedri Hamza, në një deklaratë për mediat deklaroi se edhe për PDK çështja e presidentit tashmë është e mbyllur.

Sipas Hamzës, Kurti nuk ka treguar vullnet për zgjidhjen e kësaj çështje, ndonëse PDK kishte ofruar një emër për president, pa u përfshirë në qeverisje.

Ai shton se gjatë komunikimit që ka pasur me Kurtin, ky i fundit i ka ofruar postin e Kryetarit të Kuvendin me kushtin e vetëm që të jenë në sallë kur të votohet për presidentin.

“E para nuk është serioze kjo, pasi Kryesia e Kuvendit është e konstituar, Kuvendi është i konstituar, nuk e kemi kontestuar këtë çështje. S’po flasim për kryetar të Kuvendit, s’kemi shkuar të kërkojmë as pozitë për veti. Kemi shkuar që vendit me i dhënë institucionale, stabilitet institucional e politik. E dyta nuk është fare serioze. Dhe e treta, që është më me rëndësi, nuk është as Kushtetuese”, tha Hamza për media pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së”, deklaroi Hamza.

Kujtojmë se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit është data 28 prill.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)