E goditi kali, humb jetën 65 vjeçari në Dibër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një burrë humbi jetën pasi u godit nga kali.

20.04.2026. 19:23

E goditi kali, humb jetën 65 vjeçari në Dibër

Një 65 vjeçar në Dibër ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi raportohet se është goditur rëndë nga një kalë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sllovë kur Bashkim Ferati është goditur disa herë nga kafsha dhe ka marrë plagë të rënda.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë, i moshuari kishte marrë disa dëmtime të mëdha dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e tyre nga autoritetet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)