Panik pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, 2 viktima gjatë një sherri mes të rinjve

Të shtëna me armë pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, raportohen të paktën 2 viktima.

Burimi: CNN

20.04.2026. 20:42

Panik pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, 2 viktima gjatë një sherri mes të rinjve

Autoritetet në Karolinën e Veriut kanë bërë të ditur se një incident i armatosur që nisi si një përplasje e planifikuar mes dy të miturish përfundoi në të shtëna me armë zjarri pranë një shkolle, duke lënë pas 2 persona të vrarë dhe disa të lënduar.

Ngjarja ndodhi në Leinbach Park, jo shumë larg shkollës së mesme “Jefferson Middle School” në Winston-Salem. Dy të mitur kishin rënë dakord të takoheshin në park për t’u përleshur, por situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ka degjeneruar në përdorim armësh zjarri.

Autoritetet thanë se fillimisht u raportua një konflikt rreth orës 09:52 të mëngjesit, por pak më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për një incident me të shtëna. Sipas policisë, disa persona filluan të qëllonin ndaj njëri-tjetrit, duke shkaktuar panik në zonë.

Policia ka deklaruar se ngjarja është e izoluar dhe po hetohet, ndërsa personat e përfshirë në të janë identifikuar.

Shkollat “Jefferson” dhe “Mount Tabor High School” kanë vazhduar mësimin normalisht, ndërsa zona e parkut dhe disa rrugë përreth janë mbyllur për hetime. Autoritetet u kanë kërkuar prindërve të shmangin hyrjen kryesore të shkollës për shkak të bllokimit të trafikut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)