Ushtari izraelit shkatërron statujën e Jezu Krishtit në Liban, nis hetimi për ngjarjen

Pasi ekzaminoi me kujdes fotografinë, ushtria izraelite konfirmoi se bëhej fjalë për një ushtar të sajin dhe ashtu si qeveria izraelite, e ka dënuar gjestin.

20.04.2026. 15:16

Ushtari izraelit shkatërron statujën e Jezu Krishtit në Liban, nis hetimi për ngjarjen

Lufta me raketa dhe aeroplanmbajtëse, u shndërrua edhe në luftën për naftën. Megjithatë, situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar edhe më tepër, duke marrë edhe trajta fetare. Në një fshat në jug të Libanit është regjistruar një episod i rëndë.

Foto ilustruese

Një ushtar izraelit është fotografuar teksa godet statujën e Jezu Krishtit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, duke u cilësuar si akt provokues ndaj komunitetit të krishterë. Sipas raportimeve, pas 26 vitesh Izraeli është rikthyer të pushtojë zona të gjera në jug të Libanit, ku kanë mbetur pak civilë, përjashtuar disa fshatra të banuara nga të krishterë.

Pasi ekzaminoi me kujdes fotografinë, ushtria izraelite konfirmoi se bëhej fjalë për një ushtar të sajin. IDF njoftoi se ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa ashtu si qeveria izraelite, e ka dënuar gjestin e ushtarit të tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)