72 orë në kushte ekstreme, “Mburoja e Arbërit” teston ushtrinë shqiptare

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja është realizuar në zona me terren të thyer, mjegull dhe temperatura të ulëta, duke synuar testimin e gatishmërisë operacionale.

20.04.2026. 21:13

72 orë në kushte ekstreme, “Mburoja e Arbërit” teston ushtrinë shqiptare

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë zhvilluar një stërvitje të gjerë ushtarake në terren malor, të quajtur “Mburoja e Arbërit 26”, e cila ka zgjatur 72 orë dhe është zhvilluar në kushte të vështira atmosferike.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, stërvitja është realizuar në zona me terren të thyer, mjegull dhe temperatura të ulëta, duke synuar testimin e gatishmërisë operacionale dhe aftësive të trupave në situata reale.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë, i cili ka kryer manovra taktike, lëvizje në terren të vështirë dhe simulime operacionale me pajisje dhe mjete të blinduara.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë efektivët duke u stërvitur në kushte sfiduese, me qëllim përmirësimin e koordinimit, disiplinës dhe reagimit në misione të mundshme.

Ministria e Mbrojtjes thekson se kjo stërvitje është pjesë e rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe modernizimit të Forcave të Armatosura, me fokus përgatitjen për operacione në mjedise komplekse dhe të paparashikueshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)