Pesë nga 11 protestuesit e arrestuar nga policia, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës. Bazuar në vendimet e marra në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura këtë të hënë, ndaj pesë prej të arrestuarve u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
Në qeli mbetën Kelmend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla dhe Sem Bici. Emrat e tyre lidhen me ndalimin në flagrancë, ku gjatë protestës policia sekuestroi një çantë të mbushur me molotovë.
Sipas masave të kërkuara nga Prokuroria e Tiranës dhe që u morrën nga gjyqtari Enkel Peza, ndaj personave që mbetën në qelitë e paraburgimit rëndojnë 5 vepra penale. Ata akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, “kundërshtim i punonjësit të rendit”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”, “prishja e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës me zjarr”.
Ndërkohë, për gjashtë protestuesit e tjerë të ndaluar, Gjykata vendosi ta zbusë masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”. Për rrjedhojë Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari, Igbail Domi, Gentian Tuga, Ernest Kapo dhe Edison Shyti rifituan lirinë, duke u larguar nga qelitë. Të gjithë u ndaluan nga policia pas akteve të dhunshme në protestën kombëtare të zhvilluar nga Partia Demokratike të premten e kaluar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)