Një aksident rrugor është shënuar në zonën e Goriçajt, në Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Si pasojë e përplasjes, një prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, ndërsa automjeti tjetër, i cili transportonte fidanë pemësh, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)