“Kryetari dhe shumë punonjës me HIV”, Bashkia Gjirokastër kallëzon personin që ndau lajmin

Nga ana tjetër, Kokalari ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk ka akuzuar asnjë person konkret dhe nuk ka bërë publik asnjë emër.

20.04.2026. 19:39

“Kryetari dhe shumë punonjës me HIV”, Bashkia Gjirokastër kallëzon personin që ndau lajmin

Bashkia e Gjirokastrë ka kallëzuar penalisht personin që sipas saj ka shpërndarë lajme për një pretendim të pavërtetë lidhur me infektimin me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe disa punonjësve të institucionit.

Sipas informacionit zyrtar, kallëzimi është dorëzuar nga avokati Arben Llangozi dhe përbëhet nga rreth 30 faqe, duke synuar ndjekjen ligjore ndaj shtetasit Emin Kokalari për përhapje paniku dhe informacioni të pasaktë.

Nga ana tjetër, Kokalari ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke deklaruar se nuk ka akuzuar asnjë person konkret dhe nuk ka bërë publik asnjë emër. Ai thekson se nuk është gazetar dhe se reagimi i tij ka ardhur si pasojë e informacioneve të dëgjuara, duke ngritur thjesht pyetje për institucionet.

Në deklaratën e tij, ai përmend edhe të dhëna të mëparshme për rastet me HIV në zonë, duke argumentuar se shqetësimi i tij lidhet me mundësinë e rritjes së rasteve nëse nuk janë marrë masat e duhura.

Çështja pritet të ndiqet nga organet kompetente, ndërsa autoritetet vendore kanë theksuar rëndësinë e shmangies së përhapjes së informacionit të pakonfirmuar që mund të krijojë panik në publik.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)