“People” shpall gruan më të bukur në botë për 2026-ën

Aktualisht 43 vjeçe, ajo po përgatitet për një vit të ngjeshur artistik, pasi pritet të marrë pjesë në 5 projekte filmike.

20.04.2026. 20:59

“People” shpall gruan më të bukur në botë për 2026-ën

Aktorja e njohur amerikane Anne Hathaway është vlerësuar nga revista “People” si gruaja më e bukur në botë për vitin 2026.

E njohur për rolet e saj në filmat “The Princess Diaries”, “Les Misérables” dhe “The Devil Wears Prada”, Hathaway vijon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të Hollywood-it edhe pas më shumë se dy dekadash karrierë.

Aktualisht 43 vjeçe, ajo po përgatitet për një vit të ngjeshur artistik, pasi pritet të marrë pjesë në 5 projekte filmike, përfshirë edhe vazhdimin e shumëpritur “The Devil Wears Prada 2”, që do të dalë në kinema më 1 maj.

Në intervistën për revistën, Anne Hathaway u shfaq në kopertinë me një fustan elegant të zi të dizajnuar nga Tamara Ralph dhe ndau një përzgjedhje muzikore personale ku përfshihen artistë si Bad Bunny, Billie Eilish dhe Madonna.

Duke reflektuar mbi karrierën dhe jetën personale, aktorja tha se me kalimin e viteve ka mësuar të jetë më e qetë me veten dhe të shijojë më shumë punën dhe jetën, veçanërisht pas të 40-ave.

Ajo foli gjithashtu për rikthimin në rolin e Andy Sachs pas rreth 20 vitesh, duke e përshkruar përvojën si një “udhëtim emocional dhe të gëzueshëm”, ndërsa theksoi se familja e saj, bashkëshorti Adam Shulman dhe dy fëmijët, janë mbështetja kryesore në jetën e saj.

Pavarësisht suksesit të madh, Hathaway pranoi se ende përballet me pasiguri personale, por e sheh këtë si një shtysë për të vazhduar punën dhe për të sfiduar veten në projekte të reja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)