Këngëtari amerikan D4vd, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një vajze adoleshente që ishte zhdukur vitin e kaluar, njofton policia në Los Angeles.
Sipas autoriteteve, 21-vjeçari është ndaluar pa të drejtë lirimi me kusht dhe çështja do t’i paraqitet prokurorisë javën e ardhshme.
Arrestimi vjen pas një hetimi lidhur me vdekjen e 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez.
Mbetjet e saj u gjetën më 8 shtator 2025 në një makinë tip Tesla, e lidhur me adresën e këngëtarit në Teksas.
Trupi, i dekompozuar rëndë, ishte vendosur në një qese në pjesën e përparme të automjetit. Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka përcaktuar ende shkakun e vdekjes.
Vajza ishte raportuar e zhdukur që në prill 2024 nga familja e saj. Ajo jetonte rreth 120 kilometra larg vendit ku u gjet trupi. Policia kishte muaj që e trajtonte rastin si hetim për vdekje të dyshimtë, ndërsa arrestimi i fundit përbën zhvillimin më të rëndësishëm deri tani.
Autoritetet konfirmuan se askush tjetër nuk është akuzuar deri në këtë fazë.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe në rrjetet sociale, ndërsa detaje të reja pritet të dalin pas shqyrtimit të çështjes nga prokuroria.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)