Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ish-aktorja e filmave për të rritur, me origjine libaneze, Mia Khalifa, shfaqet me lot në sy duke dënuar sulmet mbi vendin e saj të origjinës nga ana e Izraelit.
33-vjeçarja libanezo-amerikane nuk lë pa kritikuar as Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si fashiste dhe terroriste së bashku me Izraelin, për shkak të numrit të lartë të civilëve të vrarë në Liban gjatë sulmeve ajrore të 24 orëve të fundit.
Sulmet ajrore u kryen nga Izraeli në rajonet me popullsi të dendur të Bejrutit qendror dhe Libanin jugor, me pretendimin se janë territore me mbështetje të gjerë për Hezbollaun.
Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar civilët në zonat e biznesit dhe banimit, duke shkaktuar mbi 250 viktima dhe më shumë se 1,000 të plagosur. Këto sulme ajrore ndodhën disa orë pasi u shpall armëpushimi në luftën midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.
“Kjo nuk është asgjë më pak se terrorizëm, i miratuar nga dy vende, krimet e luftës të të cilave shkojnë përtej kufijve. Amerika dhe Izraeli janë shtete terroriste, fashiste me gjyqe në Hagë që i presin të dyja një ditë", shkroi Khalifa përkrah videomesazhit të saj të ndjerë për situatën.
Sipas aktores kjo situatë është një nga momentet më të vështira që kishte parë ndonjëherë në jetën e saj. Për më tepër, ajo shpjegoi se ngjarjet në Liban e kanë prekur shumë emocionalisht, dhe "nuk di si të pajtohet" me faktin se taksat e saj si amerikane në thelb po financojnë sulmet në atdheun e saj.
"Sot ka qenë një nga gjërat më të vështira për t'u parë në një kohë shumë të gjatë në mediat sociale. 160 sulme ajrore në 10 minuta mbi ndërtesa banimi, mbi shkolla, mbi spitale, mbi infrastrukturë civile, mbi varreza, me procesione funerale në mes të një armëpushimi. Nuk e di se çfarë po bëjnë me atdheun tim. Çfarë po ndodh? Po dërgojmë njerëz të jetojnë në hënë ndërsa bombardojmë njëri-tjetrin. Kjo është distopiane. Kjo është çmenduri. Mendimet e mia janë me të gjithë në Liban tani. Zemra ime është me ju”, dëgjohet të thotë Mia Khalifa e përlotur.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)