Një histori që bëri xhiron e mediave italiane ka marrë një kthesë të papritur në Carsoli, në provincën L’Aquila. Një grua u arratis pasi mendoi se kishte fituar 500 mijë euro me një biletë “Gërvisht dhe Fito”, duke tentuar ta mbante fitimin vetëm për vete dhe mos ta ndante me të fejuarin. Por pas verifikimeve zyrtare u zbulua se bileta nuk ishte fituese.
Sipas mediave italiane, gjithçka nisi më 8 mars, në Ditën e Gruas, kur burri i kishte sjellë partneres një biletë “Gërvisht dhe Fito”. Çifti e gërvishti biletën në një bar dhe u bind se kishte kapur çmimin e madh prej 500 mijë eurosh, pasi krijuan idenë se numrat përputheshin.
Madje, gruaja ia tregoi edhe baristit për ta konfirmuar. Edhe ai, i mashtruar nga leximi i gabuar, i dha “dritën jeshile” duke e konsideruar fitim të sigurt. Pas festimeve, gruaja e depozitoi biletën në bankë dhe më pas u zhduk, duke lënë partnerin në krizë dhe duke e shtyrë atë të paraqiste kallëzim te Guardia di Finanza.
Por “ëndrra milionere” zgjati vetëm një muaj. Gjatë kontrollit nga Agjencia e Doganave dhe Monopoleve, autoritetet zbuluan se numri i lexuar si “13” ishte në fakt “43”. Një pjesë e numrit nuk ishte gërvishtur plotësisht, duke krijuar keqkuptimin fatal. Rezultati: bileta vlente 0 euro.
Sipas procedurës standarde, fitimet e mëdha verifikohen nga zyra përkatëse në Romë dhe ky kontroll i dha fund çdo pretendimi: nuk kishte fitim, nuk kishte para për t’u ndarë dhe asnjë arsye për betejë ligjore. Ndërsa çështja financiare u mbyll, fati i çiftit mbetet i paqartë. Autoritetet nuk mund të vendosin nëse lidhja do të mbijetojë pas kësaj ngjarjeje që u kthye nga një “fitore e jetës” në një dështim të bujshëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)