VIDEO- Armën e kishte gatur për të shitur, arrestohet 25- vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar në tentativë për të shitur armë zjarri. Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

09.04.2026. 13:38

"Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, gjatë lëvizjes me automjet, në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, shtetasi E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin. Nga kontrollet në automjet u gjet 1 armë zjarri (kallashnikov) me municion, të cilën 25-vjeçari dyshohet se do ta shiste në zonën ku u kap. Më tej, nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i shtetasit E. H., shtetasi F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tij", thotë policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)